Kryeekzekutivja e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR) Carrie Lam duke folur për situatën këtu tha se:
“Hong-Kongu është kthyer në rrugën e duhur të parimit ‘Një vend, dy sisteme’,” gjatë fjalimit të saj të politikave për vitin 2021 , duke iu referuar qartas trazirave shoqërore disamujore që shpërthyen në mes të vitit 2019.
Carrie Lam vuri në dukje se qeveria rajonale do të zbatojë më tej mënyra për të rritur ndërgjegjësimin e sigurisë kombëtare midis banorëve të Hong-Kongut.
Ekonomia e Hong-Kongut ka qenë gjithmonë e ndërthurur ngushtë me zhvillimin e vendit. Politikat e qeverisë qendrore, përfshirë Planin për Zhvillimin Ekonomik dhe Shoqëror Kombëtar, planin e përgjithshëm të zhvillimit për Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong – Hong-Kong – Makao etj.,kanë sjellë mundësi për ndërmarrjet dhe ofruesit e shërbimeve profesionale në Hong-Kong, duke e lejuar kështu Hong-Kongun të përfitojë nga afërsia e tij me pjesën kontinentale.
Pjesa veriore e Hong-Kongut pritet të zhvillohet në një zonë metropolitane ideale për njerëzit për të jetuar, punuar dhe udhëtuar, theksoi Lam, duke vënë në dukje se më shumë burime toke duhet të krijohen për banim dhe për zhvillimin e industrive.
Me zhvillimin e plotë të të gjithë metropolit verior, gjithsej 905 000 deri në 926 000 njësi banimi, përfshirë 390 000 njësitë ekzistuese në distriktin “Yuen Long” dhe Distriktin Verior, do të strehojnë një popullsi prej rreth 2.5 milionë banorësh.
Numri i përgjithshëm i vendeve të punës në këtë metropol do të rritet ndjeshëm nga 116 000 tani në rreth 650 000, përfshirë 150 000 punë të lidhura me industrinë e inovacionit dhe teknologjisë.