Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur për takimin që ka pasur sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Me këtë të fundit, Vuçiq tha se kanë folur për diplomat e njohjen e profesioneve që sipas tij do të kontribuonte në të mirë të lirisë së lëvizjes, shkruan lajmi.net.“Ne folëm për diplomat, njohjen e profesioneve, procesi i harmonizimit do të vazhdojë. Kjo përfundimisht do të kontribuonte në lirinë më të mirë të lëvizjes. Nuk është i llojit të statusit, dhe shpresoj se ne do të jemi në gjendje t’i zgjidhim këto çështje teknike, dhe në thelb të rëndësishme në periudhën e ardhshme”, tha Vuçiq para gazetarëve, raportojnë mediat serbe”, tha Vuçiq.Tutje, ai tha se ia bëri Kurtit një pyetje, të cilët ai nuk iu përgjigj, dhe se në bazë të saj, Macron kuptoi “gjithçka”, mirëpo pa dhënë detaje se për çka e kishte fjalën.“Mendoj se të gjithë e kuptuan. Pra dua të besoj që e ardhmja e Ballkanit është në BE, por askush s’ka të drejtë të na fajësojë neve për jetesën dhe mbijetesën. Njerëzit duhe të jetojnë dhe të mendojnë se si të mbijetojnë sot. Pra na duhet të mendojmë”, ka thënë Vuçiq.Ndryshe, Vuçiq është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ku prezent ishin edhe kancelarja Merkel dhe presidenti francez, Emanuel Macron.

















