përgëzuar Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për marrëveshjen e arritur në Bruksel për çështjen e targave.
Përmes një publikimi në Twitter, Joseph ka deklaruar se e ka përgëzuar Lajçakun për uljen e tensioneve në veri me ndërmjetësimin e arritjes së marrëveshjes.“I nderuar të takohem me Miroslav Lajçakun për diskutime të shkëlqyeshme e të gjera. Përgëzime për ndërmjetësimin e marrëveshjes së shpejtë për uljen e tensioneve në veri të Kosovës”, shkroi Joseph.
Ndryshe, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak është duke zhvilluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Vizita e tij në Amerikë është e para prej kur ai ka marrë postin e të dërguarit special të Bashkimit Evropian.“Sapo mbërrita në Washington DC për vizitën time të parë në SHBA në cilësinë time aktuale si Përfaqësues Special i BE-së. Mezi pres të takohem me miqtë amerikanë këtu dhe në Neë York”, ka shkruar Lajçak në Twitter.Miroslav Lajçak javën e kaluar ka ndërmjetësuar takimin në mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë si dhe marrëveshjen e arritur të enjten për shtensionimin e situatës në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, pas 13 ditësh.Bashkimi Evropian mori parasysh edhe kërkesën e Serbisë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të cilën e cilësoi si shqetësim.

















