Njësitet Speciale largohen edhe nga Bërnjaku

E publikuar: 02/10/2021 16:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas Jarinjes, Njësitet Speciale kanë filluar të tërhiqen edhe nga pika kufitare në Bërnjak, raporton Gazeta Express.

Pas 13 ditësh qëndrimi në këtë pikë, Policia e Kosovës largohet dhe aty do të zëvendësohet me forcat e KFOR-it.
Më herët Njësitet e Policisë janë larguar edhe nga Jarinja pas heqjes së barrikadave.

Njësitë speciale ishin vendosur aty të hënën e 20 shtatorit, pas vendimit të qeverisë për reciprocitet me targat e automjeteve të Serbisë.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë arritur pajtueshmëri më 30 shtator për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut.