Ramush Haradinaj kujton djalin e vëllait të tij, që vdiq tragjikisht 14 vite më parë

E publikuar: 02/10/2021 13:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar në 14 vjetorin e vdekjes Shqipdon Haradinajn, djalin e vëllait të tij, Shkëlzenit.

Ai me emocione ka thënë se malli për të është i përjetshëm.
Shqipdon, sot e katërmbëdhjetë vjet, është gjithçka ndryshe, për Suzanën, për Luanin e për të gjithë ne.

Malli është i pashuar e kujtimi i përjetshëm!2, ka shkruar Haradinaj.

Shqipdon Haradinaj kishte humbur jetën pas plagëve të marra nga goditja e një autobusi. Ngjarja kishte ndodhur pikërisht 14 vite më parë para shtëpisë së Haradinajve, në Gllogjan.