Qendra e Studentëve iu ka bërë thirrje të gjithë studentëve që kanë siguruar vend në konvikte dhe mensën e studentëve, që të heqin dorë nga keqpërdorimet, manipulimet për shitje dhe blerje të vendeve në konvikte.
Të njëjtin apel kjo qendër e ka edhe për kartelat e mensës, njofton Klankosova.tv.
“ Andaj i’u bëjmë thirrje studentëve që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve te shfaqura ne rrjetet sociale. Ndaj këtyre rasteve do të merren masa ndëshkuese konform rregullorës së Qendrës së Studentëve dhe nuk do te lejohen te ndodhin keto veprime.