Lideri i AAK-së e pret në takim kryeministrin e Shqipërisë

E publikuar: 27/09/2021 13:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes tyre është mbajtur me dyer të mbyllura. Rama gjatë dits ka takuar edhe liderët e tjerë të partive politike ne vend.

Ai është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurtin, ku në një konferencë për medie, tha se Serbia po bën teatër të rrezikshëm me manovrat në veri të vendit. Po ashtu, tha se “Open Ballkan” është rruga e duhur për Kosovën.