Edi Rama në Prishtinë, Kurti e pret me ceremoni shtetërore

E publikuar: 27/09/2021 09:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri shqiptar Edi Rama është pritur me ceremoni shtetërore nga kreu i ekzekutivit kosovar Albin Kurti.

Të dy janë takuar me dyer të mbyllura, për të mbajtur një konferencë të përbashkët më pas.

Vizita njëditore e kryeministrit Rama në Kosovë bëhet me ftesë të kryeministrit Kurti.

Rama gjatë kësaj vizite do të takojë edhe liderët e partive politike opozitare.