Ndërtimi i autostradës Gjilan-Prishtinë, është prioritet

E publikuar: 26/09/2021 18:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërtimi i autostradës Gjilan-Prishtinë, është prioritet i fshatrave të cilat i prek ky projekt. Së bashku me ministrin e Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, sot takuam një grup përfaqësues të fshatarëve.

Halli i tyre lidhet me shpronësimet e bypass-it, qasjen në autostradë, mungesën e një debati publik dhe inspektimeve. Punimet janë bërë pa asnjë kriter organizativ dhe me problematika serioze të shumta, që kanë çuar në zvarritjen e këtij projekti.

Pakujdesia vjen nga neglizhenca. E neglizhenca është mungesë serioziteti dhe profesionalizmi i pushtetit aktual lokal. Projekti i autostradës, është prioriteti ynë i punës për shtepinë tonë, Gjilanin.

Sekretariati për Media dhe Komunikim
Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan