Të premten në mbrëmje u hap në Pekin Forumi “Zhongguancun” për vitin 2021. Tema kryesore e forumit për këtë vit është “Inteligjenca, shëndeti dhe asnjanësimi i karbonit”. Ai synon të shfaqë vendosmërinë e Kinës në nxitjen e zhvillimit nëpërmjet shkencës dhe teknologjisë, në mbrojtjen e mjedisit ekologjik dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar lidhur me ndryshimin e klimës. Forumi do të përfundojë më 28 shtator.
Presidenti kinez Xi Jinping mbajti një fjalim nëpërmjet videos në ceremoninë e hapjes të forumit. Grupi Mediatik i Kinës (CMG) e transmetoi drejtpërdrejt ceremoninë e hapjes.
Forumi “Zhongguancun” u themelua në vitin 2007 dhe sot është shndërruar në një forum ndërkombëtar. (Fani/Artan)