Bie ndjeshëm numri i kosovarëve që po trajtohen në spitale për COVID

E publikuar: 25/09/2021 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka rënë ndjeshëm numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19, në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Bazuar në raportimet e klinikave COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të pëgjithshme, vërehet rënie e ndjeshme e numrit të rasteve që po marrin trajtim spitalalor.Në trajtim mjekësor janë 319 pacientë, 265 nga ta me oksigjeno-terapi dhe 45 në gjendje të rënduar shëndetësore.Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshmeKlinika Infektive, 69 pacientë;Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 36 pacientë;Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid-19;Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 18 pacientë;Spitali i Prizrenit, 23 pacientë;Spitali i Gjakovës, 22 pacientë;Spitali i Pejës, 63 pacientë;Spitali i Gjilanit, 28 pacientë;Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë;Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë;Spitali i Ferizajt, 23 pacientë.