Sveçla: Nuk presim përshkallëzim të situatës në veri

E publikuar: 23/09/2021 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka folur rreth situatës në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Sveçla në një intervistë për A2 tha se nuk pret përshkallëzim të situatës në veri.

Ai tha se protesta janë të organizuara nga strukturat serbe.

Sipas kreut të MPB-së vendimi për reciprocitetin në targa është i drejtë dhe i ligjshëm dhe cilido që e vë në diskutim këtë do të vinte në dyshim sovranitetin dhe shtetësinë e Kosovës.

“Ne nuk presim një përshkallëzim. Duket se nuk ka një energji të theksuar nga strukturat paralele për të përshkallëzuar situatën. Ne jemi të vendosur që ligjshmëria të zbatohet në këtë çështje, duke zbatuar ligjin t’iu shërbejmë edhe qytetarëve atje. Çfarë bën Serbia që prej çlirimit të Kosovës është që lufton shtetësinë e Kosovës. Çdo vendim i saj nuk është befasi për ne. Jemi të vendosur që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Jemi të gatshëm për marrëdhënie fqinjësore me të gjithë ata fqinjë të cilët janë konstruktivë në raportet e ndërsjella”.