Është një moment që mund të përfundonte shumë keq për sulmuesin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo që e goditi një nga sigurimet direkt në kokë.
Derisa praktikonte gjuajtjet drejtë portës, portugezi e goditi sigurimen, Marisa Nobile, transmeton lajmi.net.
Nobile ka thyer heshtjen për herë të parë ku zbuloi se njëherë mendoi se ka ndërruar jetë.
“Kur më goditi topin ishte gjuajtje e plotë. Më goditi në kokë dhe përfundova në tokë”.
“Sapo pashë Ronaldon mbi mua thashë: Oh Zoti im, a vdiqa”.
“Ronaldo tha: Jo, jo, më falni. Çfarë po ndodh? A je mirë?”.
“Isha në dhimbje të madhe, Zoti im. Thashë më shumë ose pak ballaballa! Por, pastaj e pashë Ronaldon dhe kokë dhimbja shkoi”.
Sidoqoftë, Ronaldo në fund ia dha fanellën asaj.