Përfundon takimi Lajçak- Abdixhiku, s’deklarohen për media

E publikuar: 16/09/2021 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për më pak se një orë ka takuar kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun.

Pas takimit të dy nuk janë deklaruar për medie. I dërguari i BE-së nga këtu ka vazhduar për në AAK, ku do të pritet nga kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj.

Përderisa gjatë së enjtes është takuar edhe me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin dhe kryekuvendarin, Glauk Konjufca.