Ronaldo braktis shtëpinë në fshat, delet e zgjonin herët nga gjumi

E publikuar: 16/09/2021 11:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij janë detyruar të dalin nga shtëpia e tyre me shtatë dhoma gjumi në Manchester, sepse delet nuk e lejonin të bënte gjumë të rehatshëm natën.

Familja është detyruar të ndërrojë shtëpinë, për shkak të zhurmës së shkaktuar nga delet dhe frikës së sigurisë.

Delet afër shtëpisë së tij ishin shumë të zhurmshme në mëngjeset e hershme, raporton DailyStar.

Ronaldo thuhet se ka vendosur se ishte më mirë që familja e tij të lëvizte, andaj zgjodhën shtëpinë e re në Cheshire, me një pishinë, dhomë kinemaje dhe një garazh.

Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, u kthyen në Angli së bashku me katër fëmijët e tyre.

36 vjeçari e ka stërvitur trupin e tij të që kur u transferua te Djajtë e Kuq, dhe mungesa e gjumit sigurisht që nuk do të tolerohej në rutinën e tij.