Këngëtari i njohur po feston ditëlindjen e radhës.
Sabri Fejzullahu njihet si një ndër këngëtarët më të dashur të publikut shqiptar anembanë, shkruan lajmi.net.
Ai sot ka një rast të veçantë në familje pasi po feston ditëlindjen e tij të radhës. Këngëtari ka lindur më 16 shtator të vitit 1947 dhe sot mbushi 74 vjeç.
Nera Fejzullahu uroi bashkëshortin e saj përmes dedikimit në rrjete sociale, duke e quajtur atë atë, mikun, fatin dhe gjithçka që ajo ka nevojë.
“Dashni! Sot vetem dua te te them qe je bekimi me i madh i jetes time , ti je miku im me i miri , je fati im e je gjithçka qe kam nevoj. Urime ditelindjen , te dua pa fund”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë.