AAK: Nuk ka shtyrje të zgjedhjeve, fushata do të zgjasë pesë ditë

E publikuar: 13/09/2021 19:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Nitaj deklaroi se zgjedhjet do të mbahen në ditën e caktuar siç kanë qenë të shpallura.

“Zgjedhjet do të mbahen në ditën e caktuar siç kanë qenë të shpallura. Presidentja Osmani deklaroi se pa konsensus politik, nuk ka mandat dhe nuk do t’i shtyjë zgjedhjet”, tha ai.