Policia jep informacione për vdekjen e njëvjeçares në aksidentin në Prishtinë

E publikuar: 12/09/2021 09:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në rrugën “Mehmet Ali Vroni” në Prishtinë. Siç njofton policia, në aksident ishte përfshirë një kamionetë që drejtohej nga një person i gjinisë mashkullore dhe këmbësores, njëvjeçare.Si pasojë e aksidentit fëmija ka vdekur, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obuksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Rr. Mehmet Ali Vroni, Prishtinë 11.09.2021-08:00.

Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një kamionete me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe një këmbësoreje (fëmijë) femër kosovare. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.