Lajçak vjen në Kosovë javën e ardhshme

E publikuar: 11/09/2021 20:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, javën e ardhshme do të vijë për vizitë në Kosovë.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu, duke shtuar se Lajçak në Kosovë do të jetë nga mesi i javës së ardhshme.

Ai ka theksuar se Lajçak do të zhvillojë takime me kryeministrin Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.