Haradinaj: Tentimi për shtyerjen e zgjedhjeve, dëshmi e qartë e ikjes nga përgjegjësia

E publikuar: 11/09/2021 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i AAK-së për kryetar komune në Prishtinë, Daut Haradinaj ka reaguar pas deklaratave të fundit për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se “tentimi për shtyrjen e zgjedhjeve është dëshmi e qartë e ikjes nga përgjegjësia përballë qytetarëve”.

Me tutje ai ka vazhduar kritikën ndaj qeverisjes Kurti për mos-menaxhim adekuat të pandemisë se koronavirusit ku humbën jetën shumë qytetarë.

“Pas qindra humbjeve të jetës së qytetarëve, këta zotërinjtë nuk e morën guximin një ngushëllim ta bëjnë për familjet e viktimave e as një vizitë në Infektivë e repartet e tjera” ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Tentimi për shtyerjen e zgjedhjeve është dëshmi e qartë e ikjes nga përgjegjësia përballë qytetarëve.
Pas qindra humbjeve të jetës së qytetarëve, këta zotërinjtë nuk e morën guximin një ngushëllim ta bëjnë për familjet e viktimave e as një vizitë në Infektivë e repartet e tjera.
Prandaj në demokraci zgjedhjet janë mjeti më i mirë i vlerësimit.
17 tetori duhet të jetë dita e vlerësimit për ta.