Tragjike në Prishtinë: Një person vdes në vend pasi bie nga kati i 12-të i një ndërtese

E publikuar: 11/09/2021 09:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Prishtinë.

Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh ka bërë të ditur se është raportuar se në rrethana të panjohura viktima mashkull kosovar është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës.

Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.