Kandidati i pavarur për kryetar të Gjilanit, Lulzim Behxheti përmes një statusi në facebook ka dhënë disa sqarime rreth financimit të projekteve ekologjike, shkruan Infosot.com
Behxheti, bëri të ditur se pavarësisht se a do të jetë apo jo kryetar i Gjilanit, ai do t’i realizoj projektet në këtë komunë.
Tutje, arkitekti që synon pozitën e të parit të Komunës, sqaron se për ndërtimet ekologjike ka planifikuar që të mos e prek buxhetin e komunës por do të punoj përmes programeve ndërkombëtare që mbështesin ndërtimet dhe jetën ekologjike.
Postimi i plotë:
Tung Gilanlij.
Me kane ardhe shume pyetje per programin tim zgjedhor. Shumica e pyetjeve ishin lidhur me financimin e projekteve ekologjike te cilat do ti implementoj pas zgjedhjeve ne tetor. Kte e them me bindje, se pavarsisht a zgjedhem apo jo kryetar, projektet e mia per Gilanin do ti realizoj per aq sa me lejon regullativa ndertimore.
Pra, financimi?
Financimet si Kryetar do ti bej kryekput nga programet nderkombtare qe mbeshtesin ndertimet dhe jeten ekologjike. Prioritet i BE per gjith Europen eshte qe deri me v.2050 te redukohet ne zero emetimi i CO2 ne ndertimtari. Pra, per objektet ndertimore do te paguhet tatimi ne prone ne raport me emetimin e CO2, e jo ne vleren investuese ose paushalle. Kjo eshte politika e BE per gjith Evropen, pra edhe per shtetet joanetare. Ketu nderlidhemi ne nga BVG HOUSING me teknologjite tona ekologjike nga CROSS LAMINATED TIMBER te patentuara ne ËIPO.
Financuesi me i madh per keto lloj projektesh eshte HORIZON EUROPE me buxhet te planifikuar ne shumen e 95,5 miliard € deri ne v. 2027. Si dhe LIFE PROGRAM me 590 milion €. Keto programe suportojne ndertimet ekologjike inovative te se ardhmes. Buxheti i Komunes do te jete i paprekur ne projektet e mija. I njejti do te perdoret ne avansimin e jetes sociale te qyetarve tek te gjitha kategorite e prekura. Stop asfaltimeve dhe keqperdorimeve. Qeverite lokale te deritashme jane mesuar te kerkojne ndihme dhe fonde nga Programet Humanitare. Kjo menyre ka skaduar me, une nuk kerkoj ndihma ne emer te Komunes, por investime serioze ne permirsimin e jetes se qytetarit Gilanas, mbeshtetur ne parimet ekologjike. Kjo eshte ardhmeria e Gilanit. Ne menyre indirekte do te gjenerohen vende te reja pune, prosperitet dhe jete te shendoshe ekologjike.
#tduogilan


















