Ish deputeti dhe gazetari Milaim Zeka në një prononcim për Infosot.com e ka komentuar deklaratën e zv.kryeministrit, Besnik Bislimit, i cili tha se pala serbe është dakorduar që të hapen arkivat shtetërore, përfshirë ato të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Zeka thotë se “po të kishte arkiva, nuk do t’i kishim 43 mijë veteranë fallc të luftës“. Ndërsa shton se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka përdorur si shkallë Gjykatën Speciale për t’u ngritur në politikë.
“Po të kishte arkiva, nuk do i kishim 43 mijë veteran fallc të luftës. Albin Kurti të gjitha shpresat për t‘u ngjitur në politikë i ka pasur të varura te Gjykata Speciale. Këtë e kam thënë para shumë viteve”.
Zeka tutje shton se klima politike aktualisht është në favor të serbisë, teksa shton se kështu kanë kërkuar populli me votimin e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet qendrore.
“Klima politike e ndërtuar gjatë këtyre viteve është në favor të projugosllavëve dhe nostalgjikëve të së kaluarës. Kështu e kemi kërkuar, krejtë dhe drejtë. Edhe Serbia po ja kthen delegacionit tonë krejtë dhe drejtë!“/Infosot.com/



















