Don Xhoni ka thyer masat anti Covid.
Reperi kosovar mbrëmë ka realizuar një ‘live” në instagram meqë rast ka treguar se ai është gjobitur nga policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Ai ka treguar se ka thyer masat anti Covid duke dalë në qytet gjatë orës policore.
Reperi siç shihet e ka marrë mjaft me sportivitet bashkë me shoqërinë e tij.
Por ka disa fjalë për ti thënë policit që e dënoi.
“Respekt për policinë e Kosovës, por jo për at që na dënoi” tha Don Xhoni në shaka e sipër.
Për më shumë shikojeni videon.