Ahmeti apelon te qytetarët të mos frekuentojnë Parkun e Gërmisë: Është vërejtur një ari

E publikuar: 05/09/2021 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka apeluar te qytetarët që të shmangin frekuentimin e Parkut të Gërmisë, pasi është vërejtur një ari.Postimi i plotë:

Apel për qytetarët!Të nderuar qytetarë, ju bëjmë thirrje që t’i shmangeni frekuentimit të Parkut të Gërmisë, pasi para pak minutash kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari.

Ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjëve”, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut.

Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë!