Masat e Kurtit “bllokojnë” kufirin me Shqipërinë: Pritje e kolona në pikë të ditës

E publikuar: 04/09/2021 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Masat e vëna nga qeveria e Kurtit po vazhdojnë të shkaktojnë telashe në kufi.

Lexues të lajmi.net kanë dërguar fotografi në redaksinë tonë ku shihen kolonat e mëdha në pikën kufitare të Vërmicës, shkruan lajmi.net.

Atje shumë kosovarë po kthehen nga pushimet apo qëndrimet disa-ditore në bregdetin shqiptar, teksa në kufi po u duhet të paraqesin dëshmi të vaksinimit apo teste negative jo më të vjetra se 72 orë.

E kjo ka shkaktuar kolona të gjata dhe pritje në kufi madje edhe gjatë ditës.