Deputeti i VV-së ironizon me Abdixhikun: Tha 10 ditë fushatë, e atë e ka nisur që dy muaj

E publikuar: 03/09/2021 09:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani ka ironizuar me kërkesën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për shkurtimin e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale në 10 ditë.

Rrahmani në një postim në Facebook ka thënë se teksa Abdixhiku e ka parashtruar një kërkesë të tillë, ai fushatën ka nisur që dy muaj, pa ndalur natën e ditën.

“Për këta është e rëndësishme të thuhet e kurr mos të bëhet”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Rrahmanit në Facebook:

Tha: dhjetë ditë fushatë!

Fushatën e ka fillu qe dy muaj pa ndalë, natën e ditën.

Për këta është e rëndësishme të thuhet e kurr mos të bëhet…

Kështu i kanë të gjitha premtimet!.