MSH bën thirrje të vaksinohen gratë shtatzëna, nënat gjidhënëse dhe atyre që planifikojnë shtatzëni

E publikuar: 01/09/2021 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Inkurajohen gratë shtatzëna, nënat gjidhënëse dhe gratë që planifikojnë shtatzëni, të vaksinohen për të mbrojtur veten nga COVID-19.

Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin.

Dr.Pranvera Zejnullahu-Raci, u ka bërë apel grave që të vendosin për vaksinim, pasi thotë se nënat gjidhënëse duke u vaksinuar ndihmojnë edhe në shtimin e imunitetit të foshnjes së tyre.

https://www.facebook.com/watch/?v=4895314203817929