Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, në një postim për ditëlindjen e tij të 70-të, ka deklaruar se do të ishte i lumtur nëse do të ishte i sigurtë se ajo çfarë ka bërë deri më tani ka qenë e dobishme për komunitetin dhe ka shërbyer si frymëzim për brezat e rinj.
Postimi i tij morri mjaft shumë pëlqime në rrjetin social Facebook dhe më shumë se 300 komente.
Por, Pacolli nuk ka hezituar t’i replikojë një qytetari i cili e pyeti pse nuk e ka hapur një fabrikë në Kosovë me qëllim që të punësojë qytetarët.
Ai ka deklaruar se aktualisht punëson 5 mijë qytetarë brenda Kosovës dhe më shumë se 8 mijë kosovarë të tjerë jashtë vendit.



















