KB Rahoveci ka kompletuar ekipin në prag të fillimit të sezonit të ri.
Skuadra e Rahovecit tashmë ka kompletuar rosterin dhe është gati për fillimin e edicionit të ri, shkruan lajmi.net.
Së fundmi, ‘Vreshtarët’ kanë shtuar në radhët e tyre amerikanin Milik Yarbrough.
Yarbrough aktivizohet në pozitat 2 dhe 3, ndërsa sezonin e kaluar ishte pjesë e BBC Heffingen në Luksemburg ku luajti me mesatare prej 21.8 pikë, 10 kërcime, 2.8 asistime për ndeshje.
Rahoveci me këtë ekip synon që edicionin e ri të luftojë në të gjitha frontet, pasi ka sjellur në ekip basketbollist më shumë përvojë vendor dhe të huaj.