Nga Lulzim Behxheti
Covidi po na percakton ritmin e jetes, kur mshelmi e kur jo, kur ja nisin shkollat e kur jo, kur presim gyrbetqart e kur jo, kur e vesh kmishen e egjelit…e qekjo osht ma e keqja, vdekjet po na shtohen. O Arben Vitia, s’po te thom mo as ty e as kurkujt Zotni e Zoje, se po msoheni me lavdata e tash me ju thon t’verteten n’sy po na boni armiq. O Arben, e din shum mire se beteja s’fitohet pa generall t’meqem, qe din kur me sulmu e kur mu terhjeke. Amo edhe pa ushtart e kulturum e t’ndegjushem s’fitohet.
O Arben gjali, qeta mjek e puntort qer’ t’medicines a je tu i kshyr o burr!! Se qysh thojn ” i gjalli me t’gjallt…” Se o Arben gjali, qeta mantilbardht jon n’front, e po kujdesen per qeta njerz t’infektum qe po shtohen perdit e ma shum.
Vdekjet jon bo numra. Une ty nuk t’fajsoj per gjithshka, amo per shka bone qet vere me Covidin, kjo bre Arben gjali u kon dyqysh ashiqare e kurdist. Nale Bajramin, e lsho pushimet kur t’vijn gyrbetqart, se remitencat e mdhaja, e besa ju t’partijes edhe pe kini gojen plot dashni per neve. Pop’lli kanajhere don edhe “kamgjik”, detyrim. Na shkum, covidi meti ktu e mantilbardht jon n’front. Bile kah 60€ jav kishit bo nijet me i shperbly. Amo si kishin pranu kta trimat e sodit, edhe mir kishin bo. Me ju mledh juve deputetve, ministrat, kshilltart e juv, e do qasi pishpirika ngat juve qe jon, dalin me numer barabart si kta luftart e pandemijes. Pse bre Arben gjali nuk e vendost mi ndru rrogat ju t’meqmit me kta luftart, barem per njo 6 muj, se kta luftart e sodit e meritojn kto. Ish kon edhe gjest i mir amo edhe njerzore, se kta mantilbardh jon n’front e ju dyqysh si pi largit tu kshyr seri.
Edhe shka o ma e keqja, hala covidin pe boni politik, edhe po thuni se gjithkun osht nisoj. O shka po na nin neve ku osht nisoj, ndreqna ti neve shpijen o Arben gjali, bon vendime si generall, siku heren e par’ kur u bone minister, lakmi krejt dynjaja ta kishke. Amo tash shka u bo me ty se di, nashta shum po t’bjen mu mar hem hem…, amo tash ke dal tefteri o Arben gjali. Hiq kerkah s’je me pandemijen e hala ma kerkah me luftart e sodit, mantilbardht. Kta jon herojt e kohes, kujdesu per kta, se pa kta badihava osht…
Zoti juve mantilbardhve ju dhasht takatin e sabrin, se na pe dijm qysh jon hesapet, ishalla edhe ti o Arben gjali mushesh n’men e s’i len n’hares as kta trimat e trimneshat e sodit.