Xhevdet Pozhari i quan budallenj ata që i reaguan për statusin e tij

E publikuar: 23/08/2021 21:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhevdet Pozhari ka reaguar përsëri lidhur me rastin e vrasjes së 18 vjecares në Ferizaj, kësaj here duke shpërndarë statusin e Albin Kurtit. Ai i ka quajtur “budallenj” ata që e kritikuan.
Pozhari mori kritika të shumta sot pas statusit të tij ku komentoi rastin në fjalë. Në një shkrim në Facebook, Pozhari ka shkruar se duhet të angazhohemi për edukimin e djemve në shoqëri.“E vërtetë se ne duhet të angazhohemi shumë për edukimin e djemve në këtë shoqëri, veçanërisht për respektin ndaj gjinisë femërore dhe t’i shembim stereotipet patriarkale”, thotë ai.Megjithatë, Pozhari e ka bërë një koment tjetër, duke thënë se “vajzave duhet të rikujtojmë se nuk është me rëndësi vetura që po e nget një djalë”.

Ai u kritikua ashpër nga shumë fytyra të njohura.Ndërkohë ai duket se i ka qujtur budallenj.Kurti reagoi më herët duke kërkuar që vrasësi të dalë para drejtësisë, teksa pati edhe disa kërkësa për prindër dhe klasave tjera shoqërore.Ai shpërndau statusin dhe shkroi këto fjalë:“Nga i dituri si Albini dëgjon urtësi, nga budallenjt dëgjon budallaki”, tha ai.