Një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ende nuk kanë marrë asnjërën dozë të vaksinës kundër COVID-19. Policia ka konfirmuar se 70 për qind e stafit kanë marrë së paku njërën dozë të vaksinës.
Megjithatë, numri i atyre që kanë marrë të dyja dozat mbetet i vogël. Ekspertë të sigurisë thonë se vaksinimi duhet të jetë obligim për zyrtarët policorë, pasi e kundërta paraqet rrezik për sigurinë publike dhe funksionimin e këtij institucioni.Rreth 2700 pjesëtarë të Policisë, apo 30 për qind i numrit të përgjithshëm, nuk kanë marrë ende asnjërën dozë të vaksinës kundër COVID-19.
Të pyetur se sa është numri i punonjësve të këtij institucioni që janë vaksinuar me njërën ose të dyja dozat, në Policinë e Kosovës kanë treguar vetëm përqindjen – pa specifikuar dozat.Zyra për Informim, Policia e Kosovës: “Policia e Kosovës aktualisht ka mbi 9 mijë punonjës. Ju informojmë se vaksinimi i punonjësve të Policisë së Kosovës është duke vazhduar dhe shkuar sipas planifikimeve dhe do të vazhdojë ditëve në vijim, ku deri më datë 19.08.2021 janë vaksinuar mbi 70% të punonjësve”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për ATV.Përkthyer në numra, 70 përqindëshi, nënkupton se rreth 6300 pjesëtarë të forcave të rendit kanë marrë së paku njërën dozë, dhe një pjesë e tyre edhe të dytën.Nga 18 mijë dozat e nevojshme për të imunizuar plotësisht stafin e Policisë së Kosovës, sipas të dhënave të Ministria Ministrisë së Shëndetësisë, deri të shtunën, numri i dozave që u janë dhënë punonjësve të këtij institucioni është afër 8200.Zbërthyer edhe më, nga totali prej 8200 dozash sa janë administruar për këtë kategori punëtorësh, i bie se rreth 1900 prej tyre janë doza të dyta.Kjo nënkupton se më pak se 22 për qind e stafit të Policisë është imunizuar me të dyja dozat e vaksinës kundër COVID-19.Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, thotë se zyrtarëve policor duhet t’u bëhet obligim vaksinimi.Mos-vaksinimi, por edhe vonesat në këtë proces, sipas tij cenojnë sigurinë publike dhe kapacitetet njerëzore të vetë institucionit.Shkallë më të lartë të vaksinimit sesa Policia, sipas të dhënave zyrtare ka Forca e Sigurisë së Kosovës.

















