Paulo Dybala pritet të mbetet te Juventusi.
Dybala dëshiron të qëndrojë edhe më tutje te skuadra e Juventusit.
Futbollisti ka kontratë aktuale me gjigantin italian që i skadon më 30 qershor të vitit 2022.
Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit do të takohen javën e ardhshme me agjentin e sulmuesit, Jorge Antun, për të diskutuar rinovimin e kontratës.
“Zonja e Vjetër” dëshiron që me një marrëveshje të re ta blindojë yllin e saj që të mos largohet edhe për disa vitet.
Trajneri Max Allegri e sheh argjentiansit si lojtar kyç të ekipit, dhe kërkon që çështja e kontratës të mbyllet sa më shpejtë, në mënyrë që ai të fokusohet vetëm tek ndeshjet.