Hokpins: Nuk ka indikacione për tërheqje të Amerikës nga Kosova

E publikuar: 20/08/2021 09:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë duke planifikuar largimin zvogëlimin e forcave amerikane nga Kosova.

Zyrtarët bëjnë të ditur se këto forca janë në mbrojtje nga fushatat dezinformuese, të cilat kanë për synim nxitjen e tensioneve.

Brey Hopkins, i cili komandon Ekipin Luftarak të Brigadës 86 të Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Ushtrisë Vermont, deklaroi se nuk ka indikacione për tërheqjen e forcave amerikane nga Kosova.

“Nuk kam asnjë indikacion për ndonjë tërheqje të SHBA-së”, tha Hopkins.

Komandanti thotë se qëllimi i KFOR-it është të mbajë vendin e sigurt, shkruan Stars and Stripes, transmeton lajmi.net.

“Qëllimi i KFOR–it është të mbajë një mjedis të sigurt në mënyrë që t’u lejojë politikanëve nga të dyja anët hapësirën që u nevojitet për t’u ulur në tryezë dhe për të diskutuar se si të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre”, u shpreh ai.

Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës konsiderohen thelbësore në ruajtjen e paqes mes shqiptarëve dhe serbëve.