Kosova e para në rajon – e dyta në Evropë – e treta në botë, me raste ditore me COVID-19

E publikuar: 18/08/2021 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 2 mijë e 110 raste të reja me COVID-19.

Kjo shifër deri më tani llogaritet të jetë rekorde.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e  Universitetit të Oxfordit, Kosova renditet e para në rajon sa i përket rasteve ditore me koronavirus në një milion banorë.

Pas vendit tonë renditen Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Ndërkaq në Evropë, Kosova me rastet e shënuara në 24 orë radhitet e dyta pas Britanisë së Madhe.

Kurse, sipas të dhënave të kësaj faqeje në botë Kosova është e treta pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

Kujtojmë se, Qeveria e Kosovës ka caktuar masat shtrënguese anti-COVID me qëllim të mbrojtjes nga përhapja e mëtejme e variantit të koronavirusit.