Miratohen masat e reja anti-COVID

E publikuar: 18/08/2021 18:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria ka miratuar masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Kosovë, sipas propozimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë vendimi është bazuar në situatën epidemiologjike në vend, derisa sipas tij, MSH-ja ka bashkëpunuar me të gjithë sektorët që mund të preken nga këto vendime.

“Masat janë proporcionale me rreziqet e shkaktuara. Masat nuk përcaktojnë obligimin e vaksinimit të detyrueshëm duke qenë se kufizimet e vendosura mund të përmbushen me dëshmitë e statusit të vaksinimit, të rezultatit se personi nuk është i infektuar ose se ka antitrupa të mjaftueshëm dhe nuk përjashtojmë marrjen e masave të reja varësisht nga situata epidemiologjike”, u shpreh tutje ai.