Lulzim Behxheti-Vjosa Hill
Nga Lulzim Behxheti
Edhe unë votova në zgjedhjet nacionale, si shumë nga ju, se kreva detyrimin qytetar. I besova ndryshimit të vendit tim, i besoj ende pafundësisht. Dhe në kte bindje nuk lëkundem. Por, ama për një gjë ndihem i tradhëtuar, e besoj se njejt ndihen edhe ata Gilanlij që dhanë votën e ndryshimit, se besuam në rini.
Të godas temën direkt. Votova për ty që të ishe zani im në Parlament, t’më përfaqsosh interesin e Gilanit tim aty ku bahen vendimet për Gilanin tim, aty ku duhet fituar fonde për rrugët e pashtruara, kanalizimet e helmuara, shkollat e stërvjetëruara, aty ku ti do duhej të ishe zani i gjith atyre që të dham votën që të je aty për neve. Se me votën tonë arrijte të bëhesh deputet.
E ti qka na dha neve Gilanlijve? Na dha një përbuzje të besimit, na tradhëtove votën, na tradhëtove interesat e Gilanit. Sepse aty ti duhej të ishe zani ynë.
Por, lakmia dhe euforia e Shkurtit si duket të verbëroi sytë dhe ia mësyve një sfide individuale, të pretendosh për të parin e Gilanit.
Kjo gjë në Botën e civilizuar është e papresedan, e pajustifikuar dhe tinëzare dhe kërkohet përgjegjësi juridike për akt të tillë. Tradhëtia e votës është më e madhe se tradhëtia në betejë.
Ju mbetet juve Gilanlij të vlerësoni ktë mendim timin, por vota e Gilanit është tradhëtuar për ego personale.
#tduogilan