LDK garon me këta kandidatë për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale

E publikuar: 16/08/2021 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror Zgjedhor listat me emrat e kandidatëve që do të garojnë për Kryetarë të Komunave dhe Asamble Komunale.

LDK në Prishtinë do të garojë me Përparim Ramën.

Lista e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetarë të komunave:

Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit;

Anton Quni – kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit;

Ilir Ferati – kandidat për kryetar të Komunës së Istogut;

Hyrie Dobrunaj – kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit;

Burim Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit;

Besim Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Klinës;

Bajrush Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës;

Bexhet Xheladini – kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit;

Jeton Biqkaj – kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës;

Ruzhdi Shehu – kandidat për kryetar të Komunës së Junikut;

Sibel Halimi – kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt;

Armend Agolli – kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës;

Teki Shala – kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës;

Mehmet Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Obiliqit;

Bedri Zeqiri – kandidat për kryetar të Komunës së Shtimes;

Anduena Gllareva – kandidate për kryetare të Komunës së Drenasit;

Shkëlqim Jakupi – kandidat për kryetar të Komunës së Kaçanikut;

Bajrush Ymeri – kandidat për kryetar të Komunës së Novobërdës.