Shqiptarët edhe njëherë i treguan botës se çka do të thotë BESA”, thotë kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan

E publikuar: 15/08/2021 19:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme i Senatit të SHBA-së, Bob Menendez, ka falënderuar shqiptarët që kanë pranuar t’i strehojnë përkohësisht afganët që po ikin nga sulmet talibane në Afganistan, përcjell Klan Kosova.

“E mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare që t’iu gjejë strehim të përkohshëm atyre që po ikin nga sulmi taliban në Afganistan”, ka shkruar Menendez në Twitter.

“Njerëzit e Shqipërisë edhe njëherë po ia dëshmojnë botës se çfarë do të thotë BESA. E keni respektin tonë dhe ju faleminderit”.