Klubi anglez duket afër blerjes së Lautaro Martinez.
Largimet tek Interi duket se nuk kanë të ndalur.
Lukaku shumë shpejt do të zyrtarizohet si futbollist i Chelseas, e duket se rrugën e tij do ta ndjek edhe Martinezi.
Sipas “The Times”, Tottenhami ka arritur marrëveshje me Interin për transferimin e futbollistit.
Thuhet se Hotspur kanë mposhtur konkurrencën e Arsenalit për nënshkrimin me sulmuesin,
Tottenham do të shpenzojë rreth 70 milionë euro për argjentinasin.