Nehat Peci kandidat i AAK-së për kryetar të Mitrovicës

E publikuar: 06/08/2021 20:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK ka bërë zyrtarizimin e kandidaturës të Nehat Pecit, për kryetar të Mitrovicës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Nehat Peci është jurist i njohur dhe se paraqet vullnetin e AAK-së.

“Nehat Peci do t’i prijë Aleancës në garën për Mitrovicën. Ai është jurist i njohur, me përvojë jetësore në jurisprudencë, e gjithashtu ka mbaruar Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Nehati është rritur me AAK-në. Ai paraqet vullnetin dhe qasjen e sinqertë të Aleancës për Mitrovicën, gjatë tërë historisë së saj politike”, ka deklaruar Haradinaj.

Kreu i AAK-së tutje ka shkruar se “Mitrovica jonë e zemrës, tani ka rastin të përcaktohet për një qeverisje që ka prioritet vetëm qytetarët dhe mirëqenien e tyre. Suksese e fitore”.

Përndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.