Kuvendi voton bordin e ri të AKP-së me 60 vota për dhe një abstenim

E publikuar: 06/08/2021 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës ka votuar bordin e ri të AKP-së me 60 vota për dhe një abstenim, raporton Gazeta Express.

Emrat e rinj do të kenë mandat katër vjeçar dhe të njëjtit janë votuar në qeveri.

Ata janë: Nazmi Mikollovci, Suzana Dautaj Surdulli, Mentor Hyseni, Vjollca Jashari, Violeta Arifi Krasniqi, Xhevdet Neziraj, Halim Muqolli dhe Avni Ajdini.

Votimin e bordit të ri e ka kërkuar edhe kryeministri Kurti para deputetëve në Kuvend.