Kryeprokurori Lumezi: Ky person i përgjoi zyrtarët e sistemit të drejtësisë

E publikuar: 05/08/2021 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, në një bisedë telefonike në ‘Debat Plus’, ka konfirmuar se prapa përgjimeve të fundit të publikuar në media, qëndron Halit Sahitaj.

Lumezi tha se prokuroria ka filluar hetimet, dhe se nesër do ti kërkojnë incizimet, për të vazhduar hetimet.

“Prokuroria ka filluar hetimet sa i përket përgjimeve, sipas informacioneve incizimet, janë të paautorizuara. Është e vërtetë ne nesër do ti kërkojmë incizimet mandje do të mbledhim informacione, për të parë a ka vepër penale.”

Lumezi ka folur edhe për emrin e tij i cili u përmend në këto përgjime.

“Çka të flas unë për të. Nuk e kam takuar. Ne se dimë cili ka qenë, ne duhet ta hetojmë këtë çështje”, tha ai.

“Po prapa qëndron Halit Sahitaj. Qëllimi i tij ka qenë diku tjetër, Halit Sahitaj, për këtë duhet të flas z.Halitaj”, theksoi Lumezi.