Skandali me përgjimet, Këshilli Gjyqësor themelon komision disiplinor për anëtarët e tij

E publikuar: 05/08/2021 20:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, mbajti të enjten mbledhje të jashtëzakonshme, me një pikë të rendit të ditës: “Diskutim për veprimet e KGjK-së pas publikimit në media të bisedave të regjistruara ku përfshihet një anëtar i KGjK-së”.

Me këtë rast, KGJK-ja themeloi komisionin ad hoc për shqyrtimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj anëtarit të KGjK-së, në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës nenit 19 “Procedurat disiplinore për anëtarët e Këshillit”.

Skandali me përgjimet filloi një javë më parë kur portali Shqip ka publikuar biseda që pretendohet se janë përgjime që kanë ndodhur vitin e kaluar mes disa krerëve të institucioneve të Kosovës, dhe personave të ndryshëm, ku flitet për raste të ndryshme dhe ndikimin në to.