Nesër mot i ndryshueshëm, të premten shtrëngata

E publikuar: 04/08/2021 23:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të nxehtit që ka filluar të depërtojë sot mbi rajonin tonë, do të mbizotëroj edhe ditën e enjte, që do të shoqërohet edhe me erëra të fuqishme gjatë ditës, vende-vende me hove edhe mbi 20m/s apo 70km/h.

Ditën e premte pritet ndryshim i situatës sinoptike, ku nga orët e paradites priten kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi, që vende-vende mund të jenë mjaft intenzive, e nuk përjashtohen mundësi edhe për breshër.

Nga fundjava parashihet të mbajë mot më i qëndrueshëm, kryesisht me diell, të shtunën jo aq nxehtë, e nga dita e diel sërish me mot shumë të nxehtë.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet kryesisht përreth vlerave të pranueshme, ditën e enjte herë herë mund të ketë rritje të koncentrimit të grimcave të materies, që shtynë indeksin të kaloj edhe në vlera mesatare, apo shkurtimisht edhe në të dobëta. E nga dita e premte cilësia e ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera të larta e në fundjavë në shumë të larta, e në këto raste preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16.

5.08 – Paradite me kthjellime. Ditën vransirat do të shtohen, e do të fryjë edhe erë e fuqishme nga jugperëndimi. Pasdite vonë mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullima përreth viseve malore.