Rrezikohen nga zjarri, FSK largon banorët nga Rugova

E publikuar: 03/08/2021 21:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Siç kemi njoftuar edhe më herët, zjarri në disa zona të Bjeshkëve të Rugovës vazhdon të jetë aktiv.

Madje thuhet se FSK k fillur t’i evakuojë banorët e zonave më të afërta me zjarret, pasi që disa shtëpi po rrezikojnë djegien.

Banorët e larguar janë nisur drejt qytetit të Pejës, bëhet e ditur nga Express.

Përndryshe, vatra të zjarrit janë hapur në zonën e Rugovës, ndërsa sipas banorëve atje, këtë herë flakët janë në afërsi të shtëpive.