Këto janë procedurat për ndërrimin e qendrës së votimit

E publikuar: 03/08/2021 00:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju njofton se nga 20 korriku deri më 7 shtator zhvillohet periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit.

Gjatë kësaj periudhe ju mund të ndryshoni qendrën tuaj të votimit brenda komunës tuaj si dhe të mësoni qendrën se ku do të votoni.

“Ju mund të informoheni dhe t’i kontrolloni të dhënat tuaja në lidhje me Qendrën e Votimit në web-faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org – Shërbimet për Votuesit, ose në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj.

Qendrën tuaj të votimit mund ta mësoni dhe ta ndërroni përmes aplikacionit online, që është vendosur në web faqen e KQZ-së: www.kqz-ks.org – duke klikuar në “Gjejë dhe ndërro Qendrën e Votimit” apo duke vizituar zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj.

Ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës tuaj mund ta bëni deri më 7 shtator 2021.

Për informata shtesë mund të kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555.

Mbani maskën dhe respektoni distancën!”, thuhet në njoftim.