Belgjika i premton Kosovës numër të madh të vaksinave anti-Covid deri në fund të këtij viti.
Në njoftimi nga Ministria e Punëve të Jashtme të shtetit belg, thuhet se Belgjika do t’i dhuroje 4 milionë doza të vaksinave për vendet e treta, përmes programit COVAX.
E përfituese e këtyre vaksinave do të jetë edhe Kosova, në një grup me Armeninë dhe Gjeorgjinë, ku për të trija vendet janë planifikuar të shpërndahen 225 mijë e 600 vaksina në total.
“Fillimisht, 168,000 doza të vaksinave Astra Zeneca do të dërgohen në Ukrainë, pasuar nga 225,600 doza të planifikuara për Kosovën, Armeninë dhe Gjeorgjinë”, thuhet në njoftim.


















