Arrestohet një i dyshuar për zjarrvënie

E publikuar: 02/08/2021 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar tjetër në Zubin Potok për zjarrvënie, ndërsa veprimet e mëtejme ligjore do të ndermerren në konsultim me prokurorin kompetent.

Policia bën të ditur se po vazhdojnë angazhimet për shuarje të zjarrit.

Përndryshe vendet e fundit ku ndodhën shpërthime të zjarrit janë Fushë-Kosova, Peja, fshatrat e Suharekës, Prizrenit dhe të Shtimes.